Vaksina kundër TBC-së shëron diabetin

Sipas rezultateve preliminare të kërkimeve të shkencëtarëve të universitet amerikan në Harvard, ilaçi për sëmundjen e sheqerit gjendet në treg tash e mbi 20 vjet, por deri tash ai nuk është shfrytëzuar për këtë qëllim. Vaksina kundër tuberkulozit është dëshmuar se është një ilaç shumë i suksesshëm në shërimin e diabetit të tipit 1, nga i cili anembanë botës lëngojnë me miliona njerëz. Pacientët me këtë sëmundje duhet vazhdimisht të injektojnë insulinën në mënyrë që të mbajnë nivelin e sheqerit në gjak në sasinë e lejuar. Sipas hulumtimeve që janë end enë fazën e hershme, vaksina kundër tuberkulozit i sulmon qelizat të cilat e shkatërrojnë insulinën natyrore në trup, dhe kjo ndikon që koncentrimi i këtij hormoni të ngrihet në nivel normal te njerëzit e shëndetshëm.

“Mendojmë se me përpunimin e vaksinës kundër tuberkulozit do të mund të krijojmë ilaç me çmim të kapshëm për pacientët, por nevojiten ende hulumtime plotësuese dhe modifikim i vaksinës”, tha Denise Faustman, drejtoreshë e laboratorit imunologjik të spitalit të përgjithshëm Massachusetts, ku shkencëtarët nga Harvardi i kanë kryer hulumtimet e tyre. Si transmeton gazeta zagrebase Veçernji list, tre pacientëve me tipin 1 të diabetit u kanë inkektuar nga dy doza të vaksinës BSG dhe pastaj kanë përcjellë zhvillimin e situatës. Dy nga tre pacientët në 30 javët e ardhshme kanë treguar përparim të dukshëm.

“Pankreasi nuk iu punonte, por vaksina e ka nxitur punën e tij”, tha Faustman. 

(marrë nga “Koha Ditore”, 10.08.2012)

Kommentare