SËMUNDJA E SHEQERIT



Sëmundja e sheqerit ështënjë sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynëe përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet endryshme.
Defekti qëndron nëpamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajturnivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale.
Insulina ose prodhohet pak(pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerinbrenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Përrrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme(simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim tëshpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësinjë dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha tëpranishme tek një pacient me diabet.

Shkaku
Kjo sëmundje në kuptimin epërgjithshëm është e tillë që karakterizohet me rritjen mbi shifrat normale tësheqerit në gjak dhe me daljen e tij nëpërmjet urinës. Përveç çrregullimit tësheqernave në diabet ç’rregullohen yndyrat, kripërat dhe ç’rregullohetmetabolizmi i lëndëve.
Kjo sëmundje jep ndërlikimeakute të menjëhershme dhe ndërlikime kronike që zgjasin gjithë jetën. Në mënyrëtë përgjithshme ndërlikimet vijnë si pasojë e uljes apo e ngritjes së sheqeritnë gjak, dhe kur këto janë respektivisht të menjëhershme të sëmurët bien nëgjendje kome ose në gjumë të thellë.
Por sëmundja e diabetitndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrës, nga ku mund të shfaqen edheinfarkte të cilat janë sëmundje tepër të rrezikshme ose kur dëmtohen arteriet ekëmbës, shfaqet gangrena e këmbës, kur dëmtohen arteriet e syrit shfaqet njëndërlikim nga i cili sëmuren të dy sytë edhe i sëmuri mund të humbë edheshikimin, kur dëmtohen arteriet e veshkës shfaqet një dëmtim që në popullnjihet me termin azotemia. Mjekët rekomandojnë dietat diabetike si edhe disailaçe barna popullore që së fundmi kanë dalë në treg në vendin tonë.
Mjekimi
Sekretet e parandalimit dhetë trajtimit të kësaj sëmundje janë veprimtaria fizike e përditshme, mënyra eushqyerjes në përshtatje me moshën, peshën, motin, profesionin dhe gjendjenfiziologjike të personit.
Për sa i përket ushqimeveato duhen marrë me larminë e tyre duke përjashtuar çdo gjë të ëmbël. Kosi,qumështi, djathi, gjiza, veza, mishi dhe perimet janë më të preferuarat në çdosituatë të të sëmurit.
Në marrjen e ushqimitrëndësi të veçantë ka racionimi për 16 orëshin e ditës zgjuar. Në treg gjendenshumë lloje insulinash, por parë nga ana fiziologjike ka vetëm 4 llojeinsulinash: Insulina ultra e shpejtë (Insulina lispro, humalog): Nëse merretpara buke, injektimi bëhet 20 minuta para ngrënies. Pas injektimit, nivelimaksimal në gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 orë. Insulina eshpejtë (Regular humulin): Nëse merret para buke, injektimi bëhet 60 minutapara ngrënies. Efekti zgjat 5-7 orë. Insulina e ndërmjetme (NPH, lente): Efektifillon rreth 2 orë pas injektimit, arrin kulmin rreth 8-12 orë pas injektimit,dhe zgjat më pas se 24 orë. Zakonisht pacientët marrin 2 doza në ditë. Insulinaafatgjatë (Ultralente humulin): Farmakokinetika është e ngjashme me insulinënNPH: efekti fillon pak më ngadalë dhe zgjat pak më shumë. Insulina ultralenteshpesh përdoret për të krijuar një nivel bazal të insulinës në trup, dhe pastajjepet insulinë ultra e shpejtë para ngrënies; kjo strategji përpiqet të imitojëfiziologjinë normale.

Dieta për sëmundjen e sheqerit
Përsa i përket ushqimeveato duhen marrë me larminë e tyre duke përjashtuar çdo gjë të ëmbël. Kosi,qumështi, djathi, gjiza, veza, mishi dhe perimet janë më të proferuarat në çdosituatë të vuajtësit. Frutat mund të përdoren si plotësues dietikë duke bërëllogaritje të sasisë së sheqernave që përmbajnë dhe nevojave në vaktin emarrjes. Bostani, rrushi dhe fiku duke qenë mjaft të pasura në sheqerna duhennxjerrë nga lista. Në marrjen e ushqimit rëndësi të veçantë ka racionimi.Krahas ushqimit të përdorur në gjatë orëve kur pacienti është zgjuar, larmi medisa kufizime të caktuara, në personat e prekur nga sëmundja mund të nevoitenedhe disa ilaçe si Insulinat (veprim shkurtër, veprim mesëm dhe veprim gjatë),Sulfonilureat (Klorpropamidi, Glibenklamidi, Gliklazidi dhe Tolbutamidi),Biguanidet (Metformina) dhe të tjerë (Akarboza, Nateglinidi, Pioglitazoni,Repaglinidi dhe Rosiglitazoni). Personi mund të vuajë sëmundjen pa ekonsideruar veten të tillë duke pësuar ndërlikime në sy, në zemër, në tru, nëveshka, në gjymtyrë etj. Vdekja e papritur nuk përjashtohet në një pjesë tëmirë të personave. Rritja e kulturës mjekësore është mjeti më i mirë për tëparandaluar paaftësinë e përkohëshme dhe vdekshmërinë prej sëmundjes dhendërlikimeve të saj. Meqënëse në tema të mëparshme u përshkrua metodadiagnostike dhe mjekimi dietik këtu do të përshkruhet ai me ilaçe.

Këshilla
1- Pacientët me diabetduhet të kontrollojnë peshën
2- Duhet të kufizojnësheqernat e rafinuara
3- Duhet të rrisin sasinë efibrës në dietë
4- Yndyrat duhet të jenëvajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)
5- Duhet t’i shtojnë dietëssë tyre arra
6- Efikase edhe bajamet

Shenjat

1- Dhimbje barku
2- Frymëmarrje të ngadaltae të thella
3- Prani e ketoneve në gjakdhe në urinë
Ilaçet
1- Tiazolidinedionet,veprimi është i menjëhershëm, por në disa raste mendohet se ulin rezistencënperiferike ndaj insulinës.
2- Glinidet, ky lloj barishkakton sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë nëkontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies).
3- Akarboza, është frenuesi alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozësnë gjak.
Diabeti

Kur shfaqet diabeti i shtatzënisë?
Kjo është një sëmundje epërkohshme që manifestohet gjatë shtatzënisë dhe sjell një rrezik më të lartëtë diabetit në vitet që do të vijnë. Gratë në mbipeshë janë më të predispozuaradhe ato prindërit e të cilave vuajnë nga diabeti.
Si ta parandalojmë sëmundjen?
Nëse diabeti i ri nuk mundtë parandalohet, për atë madhorin ekzistojnë disa zakone të shëndetshme: njëdietë e balancuar (më pak yndyrë dhe sheqer, më shumë fruta dhe perime),kontrolli i peshës, jo duhan, ushtrime fizike. Ecja gjysmë ore në ditë nëgjashtë ditë të javës, zvogëlon rritjen e diabetit dhe vdekjen në 45 për qind.
Shkenca, diabeti i patrashëgueshëm
Në kuptimin e përgjithshëm mjekësornuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’usëmurë. Trashëgohen genet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura.Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që teknjerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë.

Kommentare