SËMUNDJA E VESHKAVE DHE DIABETI


Sëmundjet e veshkave janë një nga komplikimet që vijnë si rezultat i diabetit, pas një kohe të gjatë. Aktualisht tek një e treta e njerëzve që vuajnë nga diabeti mund të zhvillohen dhe sëmundjet e veshkave. Kjo fletë informuese shpjegon se si diabeti mund të ndikojë tek veshkat, duke përfshirë një informacion të përgjithshëm për veshkat, sëmundjet e veshkave, simptomat dhe trajtimin e tyre. Gjithashtu do të shpjegojë sesi njerëzit me diabet mund të parandalojnë dëmtimin e veshkave.

Veshkat

Veshkat janë organe të rëndësishmë që shërbejnë si kullues për të filtruar dhe pastruar gjakun dhe për të eliminuar mbetjet dhe lëngjet e tepërta, duke urinuar. Ato rregullojnë sasinë e lëngjeve dhe të kripërave të ndryshme të trupit, duke ndihmuar për të kontrolluar tensionin e gjakut. Ato shërbejnë gjithashtu për të lëshuar hormone dhe vitaminën D, e cila kontrollon tretjen e kalciumit në kocka.

Çfarë është sëmundja e veshkave?

Sëmundja e veshkave ndodh kur veshkat nuk funksionojnë më. Çdo veshkë përmban rreth një milion enë gjaku të vogla të quajtura nefrone. Sëmundja e veshkave shkaktohet nga dëmtimi i këtyre enëve të gjakut. Ky dëmtim mund të shkaktojë rrjedhjen e këtyre enëve, ose në disa raste, mund të ndalojnë së punuari, duke bërë që veshka të mos funksionojë mirë. Sëmundja e veshkave mund të jetë një gjendje serioze, prandaj është e rëndësishme që të zbulohet sa më shpejt që është e mundur. Kjo sëmundje ndodh te kushdo, por ka shumë mundësi të ndodhë tek njerëzit që kanë: diabet, tension të lartë, që kanë origjina nga njerëz të zinj ose nga ata aziatiko jugorë. Dëmtimi i veshkave nga diabeti quhet nefropati diabetike

Pse ndodh që njerëzit që vuajnë nga diabeti rrezikojnë më shumë të kenë sëmundje veshkash?

Nëse diabeti nuk menaxhohet siç duhet, nivelet e larta të glukozës në gjak mund të dëmtojnë enët e gjakut në veshka duke shkaktuar kështu rrjedhjen e tyre, ndërsa tensioni i lartë i gjakut në enët e gjakut i bën ato të paafta për të filtruar mbetjet. Sëmundja e veshkave nga diabeti zhvillohet shumë ngadalë, pas shumë vitesh dhe ndodh më shpesh tek njerëz që vuajnë nga diabeti prej 20 vjetësh. Tek rreth një e treta e njerëzve me diabet mund të zhvillohen edhe sëmundjet e veshkave. Megjithatë, ndërsa monitorimi dhe trajtimi i tyre është përmirësuar dhe kjo gjendje është menaxhuar më me efikasitet, shumë më pak njerëz preken sot, në krahasim me të kaluarën.

Si mund të ulim rrezikun e sëmundjes së veshkave1

  1. Mbani nën kontroll nivelin e glukozës në gjak, tensionin dhe yndyrnat e gjakut (kolesteroli). Qëllimet që i keni vënë vetes duhet t’i konsultoni me doktorin tuaj.
  1. Ndiqni të njëjtin plan të shëndetshëm për të ngrënë siç i rekomandohet gjithkujt tjetër —ushqime me pak yndyrë, kripë dhe sheqer, duke përfshirë më tepër fruta dhe perime.
  1. Kryeni rregullisht aktivitete fizike. 
  1. Merrni ilaçe sipas rekomandimit të recetës. Nëse kjo recetë nuk është e përshtatshme për ju, konsultohuni me doktorin sa më shpejt. 
  1. Nëse monitoroni glukozën në shtëpi, kontrollojeni atë rregullisht dhe veproni bazuar në atë çka keni zbuluar. Nëse nivelet janë më të larta se normalisht përpiqu të kuptosh arsyen pse. Nëse nuk jeni i sigurtë diskutoni me doktorin tuaj se ç’mund të bëni. 
  1. Ndaloni duhanin. Nikotina dëmton muret e brendshme të enëve të gjakut dhe lejon yndyrnat dhe pllakëzat e gjakut që të ngjiten tek to. 
Si mund të kontrollojë doktori nëse kam sëmundje veshkash?

Çdo njeri me diabet duhet të ketë të paktën një herë në vit një vizitë të përgjithshme, duke përfshirë këtu dhe analizë urine për proteinë. Kjo gjë mund t’ju kërkohet ta bëni më shumë se një herë në vit. Doktori gjithashtu duhet t’ju bëjë një analizë gjaku për të vlerësuar se sa mirë funksionojnë veshkat tuaja.

Simptomat e sëmundjes së veshkave

Kur sëmundja e veshkave është në fazat e para, ju nuk ndjeni gjë, prandaj kontrolli mjekësor njëherë në vit është i rëndësishëm. Shenjat e para që mund të përjetoni janë fryrjet, sidomos në këmbë dhe kyça për shkak se sëmundja e veshkave shkakton ndryshime në tension dhe në balancimin e lëngjeve trupore. Nëse kjo sëmundje zbulohet në fazat e para dhe trajtohet menjëherë, shumë nga këto simptoma nuk do të zhvillohen. Nëse degjenerimi i funksionit të veshkave nuk kapet në kohë, atëherë këto janë simptomat që mund të shfaqen: dalje më shpesh ose më rrallë të urinës, lodhje, lëkurë e irrituar, përzierje dhe vjellje.

Trajtimi i sëmundjeve të diagnostikuara të veshkave

Ka shumë mënyra për të trajtuar sëmundjet e veshkave, nëse veshkat nuk arrijnë të funksionojnë siç duhet. Doktori duhet të diskutojë më parë me ju se çfarëdolloj trajtimi ka ndër mend t’ju rekomandojë, për t’ju shpjeguar çfarë do të ndodhë dhe se si ky trajtim do ju ndihmojë. Gjithashtu doktori mund t’ju sugjerojë se keni nevojë të:

  • Kufizoni lëngjet, kripën dhe disa lloj ushqimesh në dietën tuaj. Nëse ky është rasti juaj, atëherë duhet të merrni këshilla të detajuara nga një diet bërës i regjistruar. 
  • Merrni me recetë tableta diuritike (ujë) për të ndihmuar veshkat tuaja që të eliminojnë lëngjet e tepërta. 
Nëse veshkat janë dëmtuar, filtrimi dhe pastrimi i gjakut nuk mund të bëhet si normalisht. Në disa raste, është e nevojshme që dializa të bëjë këtë punë për veshkat. Ka disa lloje dialize dhe doktori mund të diskutojë me ju se çfarë është më e mira për ju. Ndërsa sëmundja e veshkave zhvillohet, dhe dializa nuk po funksionon mirë, ateherë doktorët mund të afrojnë një alternative tjetër për njerëzit që kanë veshka mosfunksionale, duke bërë transplant veshke. Megjithatë, vendimi për transplant varet nga sa ka ndikuar diabeti në pjesë të tjera të trupit dhe sidomos tek zemra e enë të tjera gjaku.

Pika të rëndësishme për t’u mbajtur mend:

Për të ulur rreziqet e komplikimeve si rezultat i diabetit afatgjatë, menaxhoni me kujdes diabetin tuaj duke:

  • Mbajtur në nivele normale yndyrnat e gjakut, tensionin dhe kolesterolin.
  • Ndiqni këshillat e dhëna nga doktori juaj
  • Shkoni në të gjitha takimet që lidhen me gjendjen tuaj shëndetësore .

(Shoqata bamirëse për njerëzit me diabet) 
MATJA E SHEQERIT


Ekzisojnë dy lloje të matjes së vlerës së sheqerit në gjakë:


1. Matja e çastit e cila mund të bëhet edhe personalisht është matje e cila përcakton vlerën e sheqerit në gjak në momentin e matjes. Kjo formë e matjes kryesisht është formë e kontrolli por jo diagnostifikimi.




2. Analiza Laboratorike HbA1c
Kjo analizë kryehet vetëm nga mjeku dhe vlerësohet nga një Laborator gjaku. Rezultati i saj është mesatarja e vlerës së sheqerit në gjakë për tre muajt e fundit. Rezultati i kësaj analize përfundimisht përcakton apo diagnostifikon sëmundjen.
Diabetikët këtë analizë duhët ta bëjnë çdo tre muaj. Varësisht nga rezuzltati, mjeku do të ju sygjeroj medikamentet.




                                          VLERA TABELARE      HbA1c
Vlerësimi

Normale
E ngritur
Mbrenda kufijve

Mbi normale
Vlera
   <6,5 %
       6,5–7,5 %
     >7,5 %

Sa jam i informuar kjo analizë kryhet vetëm në Prishtinë (Kosovë) dhe kushten rreth 20 €. Për Shqipëri më mungojnë informata.
SI  KONSTATOHET  SËMUNDJA?
Sëmundja e sheqerit (Diabetes mellitus) është një sëmundje e fshehtë,  ajo zhvillohet shumë ngadalë dhe në mënyrë të fshehtë. Ajo shpesh merr shumë vite derisa viktima të e  kupton se diçka nuk është në rregull. Disa diabetikët kurrë nuk ndjejnë ndonjë nga simptomat tipike. Edhe nëse të shenjat e para të diabetit paraqiten, por pastaj individët më me dëshirë do ti  shpjegojnë ndryshe.
Në përgjithësi, këto janë shenjat e para të sëmundjes :

  • etje e tepruar,
  • urinim i shpeshtë,
  • lodhje
  • kruajtje  e lëkurës në trup  dhe
  • infektime të membranës mikoze.
KUJDES!

Sa më herët që të zbulohet sasia e tepërt në gjak aq më e lehtë do të jet pastaj mbajtja nën kontroll e tij. Prandaj kontrolloni sheqerit tuaj në gjak. Kontrolli bëhet nga mjeku dhe nuk kushton aq shumë.
Nëse ju merreni vetëm me pasoja, pa e luftuar shkakëtarin atëher pasojat do të jenë zingjirore.
Niveli i sheqerit në gjak tek një person i shëndoshë,  pas ngrënies është rreth 63 mg / dl deri 140 mg / dl.
Nëse niveli i gjakun kalon 140 mg/dl atëherë gjendja juaj nuk është për tu mos brengosur.
Nëse kalon vlerën mbi 180 mg/dl atëher faktikisht konstatohet se ju keni sëmundjen e sheqerit.


BARNAT


Në tregun farmaceutik ekzistojnë disa lloje barnash. Varësisht nga prodhuesi mbajnë edhe emra të ndryshëm.


1.   Glibenclamid  (Në Kosovë Maninil)


Glibenclamid  përdorët tek Diabeti tip 2 ( insulinës orale). Doza maksimale ditore duhët të jetë jo më shumë se 10 mg. Në raste kur terapia ditore është 3 tableta nga 3,5 mg, atëherë terapia ditore maksimale është 10,5 mg.








Glibenclamid merret para fillimit të ushqimit. Dozën e sakt e përcakton mjeku familjar ose mjeku specialist. Glibenclamid përdorët si ilaç i vetëm ose në kombimin me Metformin.






2.   Metformin (Në Kosovë Siofor)


Përdorët tek të sëmurët me diabet të tipit 2, sidomos tek ata me mbi peshë. Ky ilaç merret gjatë ushqimit ose pas. Tek përdoruesit e këtij ilaçi, pankreasi prodhon sasi të vogël insuline ose të mjaftueshme por ai nuk mund të përpunohet.






BIMË MEDICIONALE 

Egziston një bimë e kuqe e madhe sa një kokërr portokalli që njihet në botanikë me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimë thahet dhe bluhet duke e bërë në këtë menyrë pluhur. Ky pluhur ka pasur përdorime të ndryshme për shumë e shumë vite me radhë. Në Indi përdorët për infeksione të ndryshme. Gjithashtu është përdorur si punë camcakëzi për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbet dhe mishin e dhëmbëve. Në Indi gjithashtu përdoret si erëz në gatim sidomos në gjellët e famshme indiane Keri. Në disa vende bima është përdorur si afrodiziak (nxitës i epshit seksual). Në Kinë përdoret në Diabetin tipi 2, në disa sëmundje mëlcie dhe për parazitë. 


Duke parë efektet e bimës farmakologët u interesuan shumë e më shumë se si vepronte kjo bimë mbi sëmundje të ndryshme. Në vitin 1965 dy studiues zbuluan së lënda vepruese në këtë bimë ishte ACIDI HIDROKSICITRIK ose shkurt AHC (anglisht HCA). Pas kësaj kërkimet u përqendruan në këtë përbërës kimik të veçantë dhe u pa se ky përbërës po jepte rezultate shumë të papritura. Një farmakolog i universitetit amerikan i Brandeisit prof. Watson zbuloi i habitur se ky përbërës detyron qelizat që të mos thithin yndyrën, çka do të thotë se në këtë mënyrë kemi më pak yndyrna rreth mëlcisë dhe në përgjithsi në trup. Në vitet 70 u bënë shumë eksperimente në minj për të vërteturar zbulimin e Prof. Watsonit. 


Pas analizave dhe eksperimenteve të kryera në laboratoret e firmave te mirnjohura të ilaceve Hoffman-L Roche u konkludua se HCA shkakton uljen e prodhimit të yndyrës në kafshët. Pas kësaj filluan të hidhen idete se ky përbërs kimik ka veti që të ulë peshën trupore të njeriu. Eksperimentet në kafshë vazhduan më tej. Duke zbuluar se kafshët nuk shtuan peshë si më parë pas trajtimit me këtë përbërës kimik. Studimet konkluduan se HCA bllokon në fakt depozitimin e yndyres ne trup. Në trup ndodh një proces kimik që quhet “cikli i Krebsit”, ky proces në fakt është procesi gjatë të cilit prodhohet yndyra e trupit që depozitohet në pjesë të ndryshme të tij. HCA e ndërpret këtë cikël. Kur në trup hyn ushqim kalorik me shumicë ky proces bën që energjia nga ushqimi të kthehet në yndyrë. Përbërësi HCA duke ndërprerë këtë cikël bën të mundur që yndyra të mos depozitohet në trupin tonë.
SËMUNDJE POPULLORE

Diabeti është në rritje në mbarë botën. Në 20 vitet e fundit numri i diagnostikuar, sidomos në vendet e industrializuara është në rritje drastike.
Në mbarë botën, sipas IDF (Federata Nërkombëtare e Diabetit) është aktualisht 285 milionë njerëz me diabet.
Ndërkohë shifra e vërtetë mund të jetë dukshëm më e lartë.
Një problem i madh në luftën kundër diabetit si sëmundje e përhapur është edhe një mungesë e ndërgjegjësimit të popullsisë. Sidomos në diabetin tip-2, masat parandaluese mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes.
Faktorët kryesorë që krijojnë këtë rrezik është ushqimi i pa kontrolluar dhe mungesa e veprimtarisë fizike.
SËMUNDJA E SHEQERIT

Sëmundja e sheqerit ështënjë sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynëe përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet endryshme.
Defekti qëndron nëpamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajturnivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale.
Insulina ose prodhohet pak(pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerinbrenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Përrrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme(simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim tëshpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësinjë dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha tëpranishme tek një pacient me diabet.

Shkaku
Kjo sëmundje në kuptimin epërgjithshëm është e tillë që karakterizohet me rritjen mbi shifrat normale tësheqerit në gjak dhe me daljen e tij nëpërmjet urinës. Përveç çrregullimit tësheqernave në diabet ç’rregullohen yndyrat, kripërat dhe ç’rregullohetmetabolizmi i lëndëve.
Kjo sëmundje jep ndërlikimeakute të menjëhershme dhe ndërlikime kronike që zgjasin gjithë jetën. Në mënyrëtë përgjithshme ndërlikimet vijnë si pasojë e uljes apo e ngritjes së sheqeritnë gjak, dhe kur këto janë respektivisht të menjëhershme të sëmurët bien nëgjendje kome ose në gjumë të thellë.
Por sëmundja e diabetitndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrës, nga ku mund të shfaqen edheinfarkte të cilat janë sëmundje tepër të rrezikshme ose kur dëmtohen arteriet ekëmbës, shfaqet gangrena e këmbës, kur dëmtohen arteriet e syrit shfaqet njëndërlikim nga i cili sëmuren të dy sytë edhe i sëmuri mund të humbë edheshikimin, kur dëmtohen arteriet e veshkës shfaqet një dëmtim që në popullnjihet me termin azotemia. Mjekët rekomandojnë dietat diabetike si edhe disailaçe barna popullore që së fundmi kanë dalë në treg në vendin tonë.
Mjekimi
Sekretet e parandalimit dhetë trajtimit të kësaj sëmundje janë veprimtaria fizike e përditshme, mënyra eushqyerjes në përshtatje me moshën, peshën, motin, profesionin dhe gjendjenfiziologjike të personit.
Për sa i përket ushqimeveato duhen marrë me larminë e tyre duke përjashtuar çdo gjë të ëmbël. Kosi,qumështi, djathi, gjiza, veza, mishi dhe perimet janë më të preferuarat në çdosituatë të të sëmurit.
Në marrjen e ushqimitrëndësi të veçantë ka racionimi për 16 orëshin e ditës zgjuar. Në treg gjendenshumë lloje insulinash, por parë nga ana fiziologjike ka vetëm 4 llojeinsulinash: Insulina ultra e shpejtë (Insulina lispro, humalog): Nëse merretpara buke, injektimi bëhet 20 minuta para ngrënies. Pas injektimit, nivelimaksimal në gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 orë. Insulina eshpejtë (Regular humulin): Nëse merret para buke, injektimi bëhet 60 minutapara ngrënies. Efekti zgjat 5-7 orë. Insulina e ndërmjetme (NPH, lente): Efektifillon rreth 2 orë pas injektimit, arrin kulmin rreth 8-12 orë pas injektimit,dhe zgjat më pas se 24 orë. Zakonisht pacientët marrin 2 doza në ditë. Insulinaafatgjatë (Ultralente humulin): Farmakokinetika është e ngjashme me insulinënNPH: efekti fillon pak më ngadalë dhe zgjat pak më shumë. Insulina ultralenteshpesh përdoret për të krijuar një nivel bazal të insulinës në trup, dhe pastajjepet insulinë ultra e shpejtë para ngrënies; kjo strategji përpiqet të imitojëfiziologjinë normale.

Dieta për sëmundjen e sheqerit
Përsa i përket ushqimeveato duhen marrë me larminë e tyre duke përjashtuar çdo gjë të ëmbël. Kosi,qumështi, djathi, gjiza, veza, mishi dhe perimet janë më të proferuarat në çdosituatë të vuajtësit. Frutat mund të përdoren si plotësues dietikë duke bërëllogaritje të sasisë së sheqernave që përmbajnë dhe nevojave në vaktin emarrjes. Bostani, rrushi dhe fiku duke qenë mjaft të pasura në sheqerna duhennxjerrë nga lista. Në marrjen e ushqimit rëndësi të veçantë ka racionimi.Krahas ushqimit të përdorur në gjatë orëve kur pacienti është zgjuar, larmi medisa kufizime të caktuara, në personat e prekur nga sëmundja mund të nevoitenedhe disa ilaçe si Insulinat (veprim shkurtër, veprim mesëm dhe veprim gjatë),Sulfonilureat (Klorpropamidi, Glibenklamidi, Gliklazidi dhe Tolbutamidi),Biguanidet (Metformina) dhe të tjerë (Akarboza, Nateglinidi, Pioglitazoni,Repaglinidi dhe Rosiglitazoni). Personi mund të vuajë sëmundjen pa ekonsideruar veten të tillë duke pësuar ndërlikime në sy, në zemër, në tru, nëveshka, në gjymtyrë etj. Vdekja e papritur nuk përjashtohet në një pjesë tëmirë të personave. Rritja e kulturës mjekësore është mjeti më i mirë për tëparandaluar paaftësinë e përkohëshme dhe vdekshmërinë prej sëmundjes dhendërlikimeve të saj. Meqënëse në tema të mëparshme u përshkrua metodadiagnostike dhe mjekimi dietik këtu do të përshkruhet ai me ilaçe.

Këshilla
1- Pacientët me diabetduhet të kontrollojnë peshën
2- Duhet të kufizojnësheqernat e rafinuara
3- Duhet të rrisin sasinë efibrës në dietë
4- Yndyrat duhet të jenëvajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)
5- Duhet t’i shtojnë dietëssë tyre arra
6- Efikase edhe bajamet

Shenjat

1- Dhimbje barku
2- Frymëmarrje të ngadaltae të thella
3- Prani e ketoneve në gjakdhe në urinë
Ilaçet
1- Tiazolidinedionet,veprimi është i menjëhershëm, por në disa raste mendohet se ulin rezistencënperiferike ndaj insulinës.
2- Glinidet, ky lloj barishkakton sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë nëkontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies).
3- Akarboza, është frenuesi alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozësnë gjak.
Diabeti

Kur shfaqet diabeti i shtatzënisë?
Kjo është një sëmundje epërkohshme që manifestohet gjatë shtatzënisë dhe sjell një rrezik më të lartëtë diabetit në vitet që do të vijnë. Gratë në mbipeshë janë më të predispozuaradhe ato prindërit e të cilave vuajnë nga diabeti.
Si ta parandalojmë sëmundjen?
Nëse diabeti i ri nuk mundtë parandalohet, për atë madhorin ekzistojnë disa zakone të shëndetshme: njëdietë e balancuar (më pak yndyrë dhe sheqer, më shumë fruta dhe perime),kontrolli i peshës, jo duhan, ushtrime fizike. Ecja gjysmë ore në ditë nëgjashtë ditë të javës, zvogëlon rritjen e diabetit dhe vdekjen në 45 për qind.
Shkenca, diabeti i patrashëgueshëm
Në kuptimin e përgjithshëm mjekësornuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’usëmurë. Trashëgohen genet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura.Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që teknjerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë.