BIMË MEDICIONALE



Egziston një bimë e kuqe e madhe sa një kokërr portokalli që njihet në botanikë me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimë thahet dhe bluhet duke e bërë në këtë menyrë pluhur. Ky pluhur ka pasur përdorime të ndryshme për shumë e shumë vite me radhë. Në Indi përdorët për infeksione të ndryshme. Gjithashtu është përdorur si punë camcakëzi për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbet dhe mishin e dhëmbëve. Në Indi gjithashtu përdoret si erëz në gatim sidomos në gjellët e famshme indiane Keri. Në disa vende bima është përdorur si afrodiziak (nxitës i epshit seksual). Në Kinë përdoret në Diabetin tipi 2, në disa sëmundje mëlcie dhe për parazitë. 



Duke parë efektet e bimës farmakologët u interesuan shumë e më shumë se si vepronte kjo bimë mbi sëmundje të ndryshme. Në vitin 1965 dy studiues zbuluan së lënda vepruese në këtë bimë ishte ACIDI HIDROKSICITRIK ose shkurt AHC (anglisht HCA). Pas kësaj kërkimet u përqendruan në këtë përbërës kimik të veçantë dhe u pa se ky përbërës po jepte rezultate shumë të papritura. Një farmakolog i universitetit amerikan i Brandeisit prof. Watson zbuloi i habitur se ky përbërës detyron qelizat që të mos thithin yndyrën, çka do të thotë se në këtë mënyrë kemi më pak yndyrna rreth mëlcisë dhe në përgjithsi në trup. Në vitet 70 u bënë shumë eksperimente në minj për të vërteturar zbulimin e Prof. Watsonit. 


Pas analizave dhe eksperimenteve të kryera në laboratoret e firmave te mirnjohura të ilaceve Hoffman-L Roche u konkludua se HCA shkakton uljen e prodhimit të yndyrës në kafshët. Pas kësaj filluan të hidhen idete se ky përbërs kimik ka veti që të ulë peshën trupore të njeriu. Eksperimentet në kafshë vazhduan më tej. Duke zbuluar se kafshët nuk shtuan peshë si më parë pas trajtimit me këtë përbërës kimik. Studimet konkluduan se HCA bllokon në fakt depozitimin e yndyres ne trup. Në trup ndodh një proces kimik që quhet “cikli i Krebsit”, ky proces në fakt është procesi gjatë të cilit prodhohet yndyra e trupit që depozitohet në pjesë të ndryshme të tij. HCA e ndërpret këtë cikël. Kur në trup hyn ushqim kalorik me shumicë ky proces bën që energjia nga ushqimi të kthehet në yndyrë. Përbërësi HCA duke ndërprerë këtë cikël bën të mundur që yndyra të mos depozitohet në trupin tonë.

Kommentare